Rreth nesh back to Homepage

Restaurantet përmbushin një sërë rolesh në shoqërin tonë. Për shumë udhëtarë, vizitorë dhe njëherit klient vendor, një tryezë e shtruar në restaurant është si një shtëpi larg nga shtëpia.
Zingjiri i restauranteve ‘ Rings’ shënuan një erë të re në skenën gastronomike të Prishtinës në dhjetë vitet e fundit.
Rings-i i parë u hap në Mars të vitit 2002 në lokalin që ndodhej përballë Hotelit Grand. Kjo u bë e mundur vetëm me vizionin e qartë të pronarit Ilir Maqani dhe konceptin e tij ultra moderne të Coffee Bars dhe Restaurantet.
Emri’ Rings’ u zgjodh nga inspirimi i dizajnimit të lokalit me “Rrathët” të vendosura në pjesët më vizibile të lokalit.
Suksesi i Ringsit të parë shënoi një jehonë të madhe dhe kështu që pas një periudhe të shkurtër u hapen edhe Rings të tjerë në pjesët më të frekuentuara të Prishtinës . Sot numri i Rings restauranteve numëron gjithsejt gjashtë.

Rings 02 -Përballë Shërbimit Policor të Kosovës u hapë në vitin 2004, i cili e vazhdon idenë e konceptit të njejtë duke ofruar pothuajse të njejtin dizajn dhe koncept gastronomik, me madhësi mbi 280 m2.

Rings 03 – Përballë Ambasadës Zvicrane u hapë në vitin 2006.

Rings 04 – Te Santeja u hape ne vitin 2007.

Hapja e’ Rings ‘ në qendër, në Sheshin Nënë Terezë është bërë me date 15 dhjetor 2008, i cili është një ndër restaurantet më elegante në trevën tonë, me madhësi mbi 1000 m² me dizajn të jashtëzakonshëm dhe me standarde ndërkombëtare. Për herë të parë një restaurant modern kosovarë që ofron një “Businnes Room”, “Private Room” dhe poashtu një “Conference Room”. Kësaj duhet gjithsesi shtuar edhe ndarjet hapsinore të lokalit të cilat i lejojnë dhe e bënë të mundur një gamë të gjërë të aktiviteteve sociale, seminareve, prezentimeve dhe workshopeve të ndryshëm.

Rings 5 –  Batisttino, Grand Store u hapë në vitin 2013, me madhësi 120 m2 dhe dizajn te jashtezakonshem, ku tani klintet tanë do të keni rastin të shijojnë specialitete nga më të ndryshme të kafes Batisttino.

Rings 6 – K III, Grand Store u hapë në vitin 2013, me madhësi 520m2,unik, elegant dhe me një komoditet të jashtëzakonshëm, ku klientët do të kenë mundësine që ti shijojnë specialitet tona nga mënyja e pasur.

Sidoqoftë nuk është vetëm dizajni i lokaleve i vetmi element që bëri boom në gastro skenën kosovare. Ofrimi i ushqimit ekskluziv Italian dhe i spektrit të gjërë të verërave më ekskluzive nga të gjitha regjionet e Italisë dhe ato të Francës i bëjnë këto restaurant një oazë unike të relaksimit me miq, biznes partnerë dhe me familje.

Përpos ushqimit, verërave, restaurantet posedojnë edhe spektër të gjërë të pijeve alkoolike dhe atyre joalkoolike.

Sigurisht se njohësit e kafës së mirë janë habitur kur e kanë pirë kafën e tyre të parë në’ Rings’- sheshi Nëna Terezë . Si distributor ekskluziv i kafës së njohur Batisttino nga regjioni i Barit ne Itali, Rings e plotësoi ofertën e tij gastronomike.

Rings Lokalet:

Rings 1 – në Sheshin Nënë Terezë
Rings 2 – Përballë Shërbimit Policor të Kosovës
Rings 3 – Përballë Ambasadës Zvicrane
Rings 4 – Te Santeja
Rings 5 –  Batisttino, Grand Store
Rings 6 – K III, Grand Store

Përkundër shumëllojshmëris të ushqimit të ofruar nga të gjitha mënytë e Rings lokaleve, vlenë të theksohet që mënyja e Rings-it në Sheshin Nëna Terezë ndryshon dukshëm nga ai i Ringsave tjerë.

Rezervimet tuaja mund ti bëni në telefonin 049/044/247 999 si dhe nëpërmes e-mailit në adresën: reservation@restaurantrings.com

Back to Homepage

go back to the top